Flash

Vidal akordohet me Inter, por kërkon pagesë nga Barcelona

Lapsi.al 28 December 2019
Vidal akordohet me Inter, por kërkon pagesë nga Barcelona

Vështirë të mendosh që Arturo Vidal mund të luajë me Barcelonën pas janarit. Nëse nga njëra anë klubi blaugrana dëshiron ta mbajë, me kërkesë të Valverde e të shokëve të skuadrës, nga ana tjetër kileni po bën gjithcka për të rritur tensionin e të gjejë një shteg me cmim të ulët për tu bashkuar me Antonio Conte tek Inter. Cështja për shkak të një mungese të pagesës së bonus që është bërë publike nga Vidal, është një lajm që i bën të lumtur intersitët, prej muajsh në gjurmë të ish-mesfushorit të Juve e Bayern.

Vetë kiliani ka dalë hapur: "E gjej të padrejtë që nuk më njihen ato para – tha ai për Radio ADN -, por është një cështje që nuk ka të bëjë fare me atë që përjetojmë sot. Përgjegjësi nuk jam unë, me cështjen po merren agjenti dhe avokati im. Është një argunment për të cilin do flas kur të jem në Spanjë. Tani jam me pushime e dua të flas vetëm për atë që ndodh këtu".

Një sinjal i forte, që vjen nga Katalonja, që i shtohet edhe një akordi tashmë të arritur mes zikaltërve dhe lojtarit. Në Milano 32 vjecarin e prêt një kontratë deri në 2022 për 5 milionë euro në sezon. Tani mungon vetëm marrëveshja me Barça. Oferta për huazim me të drejtën e blerjes e fiksuar në 12 milionë euro nuk është mjaftueshëm për të bindur spanjollët, por duke parë situatën e krijuar, edhe ata mund të jenë të detyruar të ulin pretendimet.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI