
Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të forcave të policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës, protestuesit nuk janë tërhequr nga sheshi “Skënderbej”, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë. Situata në qendër të kryeqytetit mbetet e tensionuar, ndërsa efektivët e policisë vijojnë përpjekjet për shpërndarjen e turmës dhe marrjen nën kontroll të sheshit.
Megjithëse ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që një pjesë e protestuesve të zmbrapsen, qytetarë të tjerë vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke mos i dhënë fund revoltës së tyre.