
Tensionet në kryeqytet kanë vijuar edhe pranë Bashkisë së Tiranës. Protestuesit janë drejtuar aty pas rigrumbullimit në sheshin “Skënderbej”. Një grup protestuesish kanë goditur me shkopinj druri dritaret e godinës së bashkisë, duke i thyer ato. Policia ka ndërhyrë sërish me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Pavarësisht ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të forcave të rendit, protestuesit nuk janë larguar nga qendra e kryeqytetit, duke vijuar tubimin kundër qeverisë. Gjatë protestës së 28 Nëntorit janë regjistruar disa incidente pranë institucioneve shtetërore. Ndërkohë, janë raportuar edhe raste të dhunës policore ndaj qytetarëve dhe punonjësve të medias.