Flash

Kërçiku divorc i papritur: "Ishte dëshira ime të largohem, pas 6 vjet e gjysmë me Tiranën"

Lapsi.al 28 December 2019
Kërçiku divorc i papritur: "Ishte dëshira ime të
Me futbollin të ndalur, e me janarin edhe pak ditë larg, merkato ka nisur të flasë. Tirana është nga ato klube që kërkojnë në radhë të parë një trajner, por duket se paralelisht duhet të mendojnë seriozisht për lojtarët dhe mbrojtjen në vecanti. Dorian Kërciku nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve dhe njoftimin e ka bërë vetë futbollisti, i cili në profilin e tij në Instagram, ka njoftuar mbylljen e kontratës me kryeqytetasit. Tirana ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi, duke parë se Tefik Osmani e Gentian Muca ishin të pamjaftueshëm për të përballuar një kampionat të gjatë me bardhelutë shpesh të detyruar të interpretonin rolin me Imamin apo Hoxhallarin. Duket se tani, me këtë vendim të Kërcikut e në kohën kur Lila pothuaj e ka mbyllur me futbollin e luajtur (asnjëherë në fushë për Tiranën këtë sezon) kryeqytetasit nuk duhet të vihen në vështirësi për një alternativë në të djathtë ku mbetet Vangjeli e Doka. Pas 6 vjet e gjysëm në bardheblu Kërçiku lajmëron largimin përfundimtar nga Tirana, duke filluar "nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Tironës. Ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar 6 vite e gjysmë me Tironën, falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafin dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI