Flash

Arsenal humb edhe derbin me Chelsea: kurrë kaq keq nga 1975

Lapsi.al 29 December 2019
Arsenal humb edhe derbin me Chelsea: kurrë kaq keq nga 1975

Nuk janë muaj të lehtë për Arsenal. Lojë e zbehtë, futbollistë të trishtë e ndonjëherë edhe në polemika me tifozët. Nëse shkarkimi i Unai Emery ishte i pashmangshëm, më pak i parashikueshëm ishte thirrja e Mikel Arteta, pas një periudhe të shkurtër të Freddie Ljungberg. Spanjolli, në debutimin para tifozëve të shtëpisë, mori duartrokitjet e Emirates para derbit me Chelsea, si të ishte shpresa se me të Gunners do të nisin ngjitjen, gjë që nuk ndodhi.

Ozil, që duket i rigjetur, inspiroi avantazhin e minutës së 13' me Aubameyang që mposhti Kepa: për gabonezin është goli i 13 në Premier League, ekzaktësisht gjysma e atyre të shënuar nga Arsenal në kampionat. Chelsea u përgjigj, por një dorë ia dha Leno, që doli huq në goditjen e dënimit të Mount, duke i dhënë mundësinë Jorginho të barazonte me portë bosh (83'). Vetëm katër minuta dhe Ëillian gjeti të lirë Abraham, që shënoi 2-1 me lëvizjen tipike të një sulmuesi. Tani Chelsea është i katërti +4 nga Manchester United e +5 nga Mourinho, ndërsa Arsenal nuk fiton në shtëpi prej dy muajsh.

Zbritja e Gunners vazhdon: Arsenal është në krizë të plotë e zona e rënies nga kategoria është vetëm 6 pikë larg. Një situatë që në veri të Londrës nuk verifikohej prej dekadash. Vetëm 25 në fakt pikët e marra deri tani në 20 ndeshje, dicka pak më tepër se 1 pikë për ndeshje. Më keq se kaq ka bërë vetëm në 1975, kur pas 20 javësh pikët ishin vetëm 21. Në fund atë sezon Arsenal shpëtoi vetëm me 6 pikë diferencë, pikërisht ato që aktualisht ka skuadra e Arteta nga vendi i tretë nga fundi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI