Flash

Festë në fushë për lamtumirën e Forlan: sulmuesi i Barcelonës përfundon portier

Lapsi.al 29 December 2019
Festë në fushë për lamtumirën e Forlan: sulmuesi i

Diego Forlan i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. E ka bërë në një mbrëmje spektakël të organizuar në 'Centenario' të Montevideo, ku ka mbledhur shumë miq e kolegë futbollistë për ndeshjen Uruguay-Miqtë (përfunduar 6-6). Prezentë ndër të tjerët, ish-lojtarët e Inter Cambiasso, Zanetti e Milito, por nuk mungonin edhe emrat të tjerë që kanë bërë jehonë në kohën e tyre si Juan, Riquelme, Veron, Pena, Maxi Rodriguez, Pacheco, Moura, Chevanton, Stuani, Zalayeta e Luis Suarez, ky i fundit në rolin e pazakontë të portierit.

Forlan, 41 vjec në majin e ardhshëm, gjatë karrierës së tij të gjatë ka veshur fanellat e Independiente (Argjentinë), Penarol (Uruguaj), International Porto Alegre (Brazil), Atletico Madrid, Villareal (Spanjë), Manchester United (Angli), Inter (Itali). Me fanellën zikaltër kolelsionoi 20 prezenca e 2 gola në sezonin 2011/12, me Gasperini, Ranieri e Stramaccioni në pankinë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI