Flash

Guardiola trishton Mourinho në fund viti: 100 fitore në 134 ndeshje

Lapsi.al 29 December 2019
Guardiola trishton Mourinho në fund viti: 100 fitore në 134 ndeshje

Pas humbjes me Wolverhampton, shumë e rëndë nga pikëpamja psikologjike, Manchester City ishte thirrur në cështje të përgjigjej në Etihad. Nëse është e vërtetë se gati është e pamundur të rikthehet në garë për titull, tre pikët janë të rëndësishme për të mbajtur Leicester e vendit të dytë nën presion. Citizens mposhtën 2-0 Sheffield United, ndërsa Pep Guardiola ka shënuar një tjetër rekord. Me fitoren 2-0 kundër Sheffield, pas 134 ndeshjesh në Premier League, trajneri i Manchester City ka arritur fitoren e 100 në karrierën e tij në kampionatin anglez, duke përmirësuar rekordin që mbahej nga José Mourinho (100 fitore pas 142 ndeshjesh).

Sheffield, mes surprizave të Premier League, i kishin hequr pikë Chelsea, Arsenal, Tottenham e Manchester United, por nuk e bëjnë dot kundër Citizens. Në momentin më delikat të ndeshjes, De Bruyne shërbeu për Agüero në zonë dhe Kun mposht Henderson, duke shënuar golin e 10 në kampionat (52'). Kampionët e Anglisë u mjaftuan të administrojnë lojën dhe e mbyllën historinë me De Bruyne në kundërsulm (82').

Mbeten -14 të besuarit e Guardiola, sepse Liverpool fiton edhe në javën e 20 të Premier League. Në Anfield Road, Wolverhampton i dorëzohet një goli të Mané (42') duke mbajtur +13 ndaj Leicester të vendit të dytë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI