Flash

“E pashë sfidën me Shakhtar në lokal dhe njerëzit me shihnin keq” Zapata i kthehet racizmit

Lapsi.al 29 December 2019
“E pashë sfidën me Shakhtar në lokal dhe njerëzit me

Një vit magjik ai i Atalanta. Vendi i tretë në renditje kampionatin e kaluar, kualifikim në Champions League për herë të parë, që është historike, në këtë sezon, edhe në 1/8 pas një grupi të vështirë nisur me tre humbje. Vendimtare sfida në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetsk. Një ndeshje që sulmuesi Duvan Zapata ka qenë i detyruar ta shohë larg nga fusha për shkak të një dëmtimi.

Qendërsulmuesi kolumbian nuk e ka lënë pa përmendur ndjesinë e keqe të përjetuar në Sevilla, kur ka folur për Champions League, por edhe për 1/8 e finaleve kundër Valencias: “Nëse e kam parë ndeshjen ndaj Shaktar Donetsk? Sigurisht, isha në Sevilje në një restorant, kam marrë iPad për ta parë dhe të gjithë më shihnin keq mbi të gjitha kur kam brohoritur. Por ka qenë mënyra ime e festimit. Djemtë kanë bërë diçka të jashtëzakonshme sikurse ka thënë edhe presidenti”. Ndërsa për shortin ndaj Valencias, sulmuesi vazhdon të shprehë optimizëm: “Kemi pasur edhe pak fat në short, mund të shkonte më keq, por me Valencian mendojmë që do ta luajmë. Tani duhet të mendojmë për kampionatin në këtë muaj dhe pastaj do të mendojmë për Champions”

“Mungon ende edhe pak nga rikthimi im. Jam shumë mirë dhe jam duke u stërvitur vetëm për momentin. Këto ditë pushimi më kanë shërbyer për t’u kthyer. Dhe shpresoj të mos humbas më asnjë ndeshje. Më mungon shumë loja. Shihja ndeshjet dhe më shkaktonte bezdi”, ka përfunduar Zapata.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI