Flash

Dan Friedkin, bosi i Toyota në SHBA, me një perandori prej 4 miliardë: ja kush ështe pronari i Romës që piloton avionë e bën filma

Lapsi.al 30 December 2019
Dan Friedkin, bosi i Toyota në SHBA, me një perandori prej 4

Dan Friedkin është pronari i ri i Romës, përjashto ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm. Sipërmarrësi amerikan do të marrë kuotën e mazhorancës së klubit të Pallotta e së shpejti pritet me një komunikatë për shtyp për të zyrtarizuar kalimin e pronësisë. Ndërkohë, të shumtë janë ata që kanë nisur të analizojnë aktivitetin e 54 vjecarit teksan, duke u përpjekur të kuptojnë profilin e atij që do të jetë presidenti i tretë më i pasur i futbollit italian pas Andrea Agnelli e Zhang Jindong. Në fakt, Friedkin ka një pasuri personale prej 4,1 miliardë dollarë.

Një perandori e ndërtuar së bashku me të atin Thomas, i ndarë nga jeta në 2017, falë tregtisë së makinave e ekskluzivitetit për shpërndarjen e Toyota në pesë shtete të SHBA (Texas, Arkansas, Louisiana, Mississipi e Oklahoma) për një total prej 154 koncensionarësh. Por makinat nuk janë biznesi i vetëm i Friedkin. Nën stemën e familjes janë përfshirë 12 shoqëri me rreth 5.600 punonjës që merren me sektorë të tjerë strategjikë si turizmi (hotele luksi) e produksione kinematografike. Një miks aktivitetesh që e vendos Dan Friedkin në vendin e 504° në klasifikimin e Forbes mes njerëzve më të pasur të botës e natyrisht mes miliarderëve më "poliedrikë" në qarkullim.

I laureuar në Georgetoën University me një master në Rice University, Dan Friedkin është martuar me Debra e ka katër fëmijë, dy vëllezrit (Tomisu e Kenneth) e një motër (Dorothy). Nga i ati e nga gjyshi ka trashëguar pasionin për avionët e ka një licencë piloti me të cilën mund të marrë pjesë në fluturimet akrobatike të Air Force, është i apasionuar pas safari, golf e basket, në 2017 provòi të blinte Houston Rockets të Nba, por u kalua nga Tilman Fertitta e nuk arriti të bënte goditjen fituese. Por thesari i tij quhet "Toyota Center" falë të cilit Friedkin, arriti gjithësesi të bëhet partneri komercial i Rockets.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI