Flash

Juventus bleu lojtarin, Parma i bën bllokadë: "Kulusevski me ne deri në qershor"

Lapsi.al 31 December 2019
Juventus bleu lojtarin, Parma i bën bllokadë: "Kulusevski me ne

Juventus ka vënë duart mbi Dejan Kulusevski. Duhet të jetë një traativë për qershorin, por mbetet e hapur hipoteza që mesfushori të transferohet në Torino që në merkaton e janarit. Megjithatë, mes akordit të bardhezinjve me Atalantën është pozicionuar Parma. Presidenti, Pietro Pizzarotti, ka paralajmëruar si torinezët ashtu dhe bergamaskët, që zotërojnë kartonin e suedezit që është huazuar në Emilia. "Deri në qershor do të mbetet me fanellën tonë. Mendoj se është gjëja e duhur edhe për të, jo vetëm për Parmën", ka thënë ai për Gazzetta di Parma.

"Po bën një rrugëtim të bukur e Parma është skuadra me dimensionin e duhur për të, që të vazhdojë të rritet. Pastaj meriton skena të tjera, sepse është vërtetë shumë i fortë. Por deri në qershor do ta gëzojmë ne", ka shtuar. Ndërkohë, Kulusevski duhet të mbërrijë në J-Medical në ditët e para të vitit, flitet në 2 ose 3 janar, për të kryer vizitat mjekësore, hapi final para firmës në kontratë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI