Flash

Video/ Ibrahimovic mbërrin në Milano: tifozët në delir

Lapsi.al 2 January 2020
Video/ Ibrahimovic mbërrin në Milano: tifozët në delir
Zlatan Ibrahimovic mbërrin në Milanon kuqezi, nëntë vjet pas herës së parë. Ditë e madhe për Milan, që përqafon përsëri sulmuesin suedez duke i besuar atij për të dalë nga kriza e ti bëjë tifozët të ëndërrojnë. Mbërritja e sulmuesit në Linate, terminali i rezervuar për fluturimet private, nga Suedia ku kaloi pushimet me familjen, ishte në orën 11.30. E priti në aeroport për ti dhënë mirëseardhjen, në këtë aventurë të dytë, Zvonimir Boban, ndërsa Paolo Maldini ka qendruar në Casa Milan. Ibrahimovic u drejtua menjëherë në klinikën 'La Madonnina' për vizitat mjekësore të ritit. Fundi i ditës vlen firmën mbi kontratë, gjashtë muaj me opsionin për sezonin e ardhshëm. Të premten në orën 10 do të bëhet edhe prezantimi zyrtar në Casa Milan e pastaj transferimi në Milanello për tu takuar me tekniku Pioli e shokët e rinj të skuadrës. Sulmuesi suedez do të jetë të hënën në San Siro, për të ndjekur sfidën me Sampdoria, por do ta bëjë vetëm si spektator e për të përjetuar ndjesi që nuk i ka harruar kurrë. Për ta parë në fushë, tifozët duhet të presin me shumë mundësi 15 janarin, për ndeshjen në shtëpi kundër Spal për Kupën e Italisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI