Flash

Manchester United e akuzoi për teka: zbulohet arsyeja e mungesës së Pogba

Lapsi.al 2 January 2020
Manchester United e akuzoi për teka: zbulohet arsyeja e mungesës

Ole Gunnar Solskjaer ka shpjeguar arsyen përse Paul Pogba ka munguar në ndeshjen kundër Arsenal, pasi vetë tekniku, në konferencën në vigjilje të sfidës, kishte deklaruar se francezi do të ishte në fushë: "Kontrollet në kavilje konfirmuan se problemi i Paul nuk është i rëndë, por duhet zgjidhur. Duhet të operohet sa më shpejt e do të qendrojë jashtë rreth një muaj. Një problem i madh sepse nuk kam në dispozicion as McTominay".

Mesfushori ka humbur në fakt 22 ndeshje në sezon për problemet në kavilje, një kalvar i vërtetë që Manchester United do të provojë ta zgjidhë me një ndërhyrje kirurgjikale. Një fillim 2020 tepër i vështirë për Pogba, duke parë edhe zërat e vazhdueshëm të merkatos që i sillën vërdallë: është ëndërra e Zidane për Real Madrid e edhe Juventus vazhdon ta mbajë në vëzhgim situatën për një rikthim të mundshëm.

Vështirë, nëse nuk është e pamundur në janar, edhe për shkak të problemeve fizike, por vera e ardhshme duket koha e duhur për të parë të largohet nga Old Trafford 26 vjecarin, që edhe në sezonin e kaluar kishte shfaqur sinjale pakënaqësie, por pa mundur të bindte United që ta shiste.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI