Flash

Drejtori Sportiv që mori Sarrin tek Empoli tregon prapaskenën: “Punë fati, e zgjodha se kushtonte pak”

Lapsi.al 3 January 2020
Drejtori Sportiv që mori Sarrin tek Empoli tregon prapaskenën:

Drejtori Sportiv i Cagliari është bërë i njohur se mori tek Empoli, teknikun aktual të Juventus, Maurizio Sarri. Por në konferencë për shtyp përpara sfidës me bardhezinjtë, Marcello Carli i është kthyer të shkuarës. Drejtori i ishullorëve i është përgjigjur ngacmimit mbi meritën që kishte për marrjen e Sarrit tek Empoli, me fjalët që ngjajnë më shumë me shpërfillje.

“Asnjë meritë e imja, ishte punë fati. Maurizio erdhi tek Empoli në një moment të vështirë për skuadrën toskane - tha Carli -. Gjëja interesante që tregojmë shpesh unë e ai është se ishim të dy në një situatë dramatike, ishim dy të dëshpëruar. Pas 20 ditësh e kuptova se kisha rastisur në një trajner të nivelit të lartë e jam i lumtur që tani është trajner i Juventus. Në kohët e Empolit, paratë ishin pak e ai nuk kushtonte shumë kështu që zgjodha për trajner atë që kushtonte më pak, kjo po që ishte zgjedhje me fat”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI