Flash

Tre mundësitë e Eriksen, Mourinho: "E para është largimi në janar"

Lapsi.al 3 January 2020
Tre mundësitë e Eriksen, Mourinho: "E para është

Eriksen mund të largohet nga Tottenham që në janar: nuk bëhet fjalë për një zbulim gazetaresk, por një afirmim i Josè Mourinho. Tekniku i Tottenham, duke folur në një konferencë shtypi dy ditë para ndeshjes së Fa Cup kundër Middlesbrough, është përballur me argumentin: "Për momentin ka tre opsione. Mund të gjejë akordin me një klub tjetër në fund të sezonit, ndërsa një tjetër është të largohet në janar. Mundësia e tretë është të qendrojë".

Spurs, që provuan ti ofrojnë Eriksen një rinovim kontrate faraonike, po e shohin me prioritet shitjen e tij në janar, për të evituar të humbasin me parametër zero. Sigurisht që në një situatë të tillë kosta e kartonit është larg vlerës reale të danezit: 20 milionët për të cilët flasin tabloidët anglezë (jo pak për një lojtar në skadencë kontrate) janë vetëm në dukje shumë për një lojtar të vlerës së Eriksen, edhe pse atë që blerësit e mundshëm nuk do ta paguanin tek Tottenham, në qershor do ti duhet ta derdhin si komision për menaxherët e tij.

Klubet e interesuara janë shumë (Real i pari, por edhe Psg e Juventus) por Inter nuk ka ndërmend të heqë dorë: Marotta e ka nuhatur goditjen prej kohe, duke ndërtuar rrjetën e kontakteve me stafin e lojtarit. Objektivi ishte "prenotimi" i lojtarit për korrikun e ardhshëm, por në këtë pikë nuk përjashtohet një lëvizje e parakohshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI