Flash

Rooney shock: “Kam humbur 800.000 euro në 5 muaj me baste online”

Lapsi.al 3 January 2020
Rooney shock: “Kam humbur 800.000 euro në 5 muaj me baste

Paratë për Wayne Rooney nuk kanë qenë kurrë problem, por kur ishte i ri situata ekonomike, në ndonjë rast, i ka ikur nga duart. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Wazza , ka pësuar humbje të mëdha ekonomike në vitet që i kanë kondicionuar përfaqësimet e tij me fanellën e United e Kombëtares angleze.

VESI – Faji i basteve online. Kur luante për Red Devils dhe ishte në kulm, Rooney fitonte 350.000 euro në javë. Të kishte aq para në duar e një smartphone bëri që të binte në tundim: kështu sulmuesi humbi 800.000 euro në vetëm 5 muaj. Rooney përfundoi në një tunel nga ku dukej pa rrugë dalje. Sulmuesi fajësoi mërzinë dhe ekzistencën e aplikacioneve të rrezikshme për humbjet e tij, por kishte gabuar rëndë edhe në 2008, kur kishte humbur rreth 75.000 euro në 2 orë në një kazinò.

NDRYSHIMI – Rooney ka marrë pjesë në fushatën e sensibilizimit mbi lojërat e basteve “Stay In Contol” të 32Red, duke zbuluar historinë e tij: “Isha një djalë i ri që sapo kishte fituar shumë para. Kur je në transfertë me Manchester United duhet të qendrosh në hotel. Pastaj me Anglinë ishe i bllokuar nga 7 në 10 ditë. Mërzitesh e duhet të bësh ndonjë gjë. Në atë kohë lojërat e basteve ishin mënyra si kaloja kohën. Ishte e lehtë të vije baste nga telefoni. Nuk më dukeshin para të vërteta. Nuk ishte si të shkoje në një lokal bastesh ku është e pamundur të investosh përtej një limiti. Në fillim fitova dhe mendova se mund të bëja para lehtë. Pastaj vesi i lojës më mori me vete dhe humba gjithcka”. Ylli i ri i Derby nisi një garë personale me fatin për të rikuperuar ato që humbi: “Provova të rifitoja paratë e mia, por humbjet e pësuara më kondicionuan edhe kur zbrisja në fushë. Reshta më pas së luajturi sepse mësova nga gabimet e mia”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI