Flash

Tottenham, tërheqje muskulare për Kane: nuk dihet ende sa do të mungojë sulmuesi

Lapsi.al 3 January 2020
Tottenham, tërheqje muskulare për Kane: nuk dihet ende sa do të

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka pësuar një tërheqje në muskulin e majtë të tendinës së gjurit, gjatë humbjes 1-0 përballë Southampton. Lajmin e ka konfirmuar klubi londinez, pa dhënë në fakt detaje në lidhje me kohët e rikuperimit të kapitenit, por duke bërë të ditur se "personeli ynë mjekësor do të vazhdojë të mbajë nën kontroll dëmtimin e lojtarit, me trajtimin e nisur".

Për Jose Mourinho, 2020 nuk nisi në mënyrën më të mirë me humbjen kundër Southampton, por edhe turpërimin që pësoi, me tentativën e spiunimit të teknikut kundërshtar. E sikur të mos mjaftonte erdhi edhe dëmtimi i sulmuesit kryesor të skuadrës, që do të humbasë të paktën tre javë para se të kthehet në fushë. Zgjidhja e vetme për Special One është interpretimi i qendërsulmuesit nga Son.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI