Flash

Partizani drejt Turqisë me Sormanin: Tirana fikson miqësoret në Antalia

Lapsi.al 4 January 2020
Partizani drejt Turqisë me Sormanin: Tirana fikson miqësoret në

Futbolli ka nisur 2020-ën e tij jo me ndeshje të luajtura, por me përgatitjet për gjysmën e mbetur të sezonit. Dy klubet e kryeqytetit që e mbyllën 2019 pa trajner në krye të skuadrave, e ka nisur 2020 me emrat e rinj në pankinë, që do të kenë mundësinë të punojnë në mini-fazën përgatitore për ti dhënë fytyrën e tyre skuadrave. Nëse tek Tirana është konfirmuar Emanuel Egbo, pas tre fitoreve në po aq ndeshje si provizor, tek Partizani ka nisur ditën e parë si trajner i të kuqve Adolfo Sormani, që rikthehet në pankinën e kuqe pas dy viteve. Tekniku ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën, ndërsa në mbrëmje Partizani do të niset drejt Antalias.

Tirana ka nisur gjithashtu stërvitjen për pjesën e dytë të sezonit. Bardheblutë kanë kryer vetëm një seancë stërvitore në “Skënder Halili”, ndërsa të dielën do të udhëtojnë drejt Antalias. Ekipi do të qendrojë në “Miracle Resort” për dy javë, ndërsa është përcaktuar me detaje edhe programi në mini fazën përgatitore. Kështu, bardheblutë do të luajnë 3 ndeshje miqësore, duke filluar nga ajo e datës 8 kundër turqve të Alaniaspor. Katër ditë më pas, Egbo do të testojë formën e arritur kundër hungarezëve të Mezokovezdi, ndërsa testimet mbyllen në 15 janar kundër polakëve të Korona Kielce.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI