Flash

Sormani kthehet në pankinën e Partizanit: edhe në Itali i bëjnë jehonë zgjedhjes së të kuqve

Lapsi.al 4 January 2020
Sormani kthehet në pankinën e Partizanit: edhe në Itali i

Adolfo Sormani rinis nga Shqipëria. TEkniku në fakt kthehet tek Partizani, ku ka drejtuar edhe në 2016, si trajner. Për të një kontratë gjashtë mujore, me opsionin për dy vitet e ardhshme. Sormani, që do të bashkëpunojë me Nicola Innocentin, zëvendëson të shkarkuarin Franco Lerda. Firma është vendosur në prezencë të presidentit të klubit, Gazment Demi.

Në kontratë, zbulon Sportmediaset, është e parashikuar një klauzolë që do të bëjë të nisë automatikisht rinovimin për dy vjet të tjera: Sormani mjafton të fitojë një trofe në këtë sezon dhe është në garë për të dyja. Në kampionat Partizani është vetëm tre pikë larg vendit të parë, kur ka mbetur gjysma e kampionatit për të luajtur, ndërsa të kuqtë vazhdojnë garën edhe në Kupën e Shqipërisë.

Në të kaluarën Adolfo Sormani, 'regjisor' i Parmës kur emilianët ishin të drejtuar nga Arrigo Sacchi, ka drejtuar edhe të rinjtë e Juventus e Napoli, ndërsa jashtë Italisë ka drejtuar Velje në Danimarkë, me të cilët ka fituar një kampionat të serie B.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI