Flash

Meta flet për çështjen e Rrugës së Kombit: Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies së qeverisë

Lapsi.al 6 April 2018
Meta flet për çështjen e Rrugës së Kombit: Protesta

Presidenti Ilir Meta është prononcuar për çështjen e nxehtë të ditëve të fundit që ka të bëjë me taksën dhe protestat në Rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat Meta dha mesazhin e qartë se mes palëve duhet të ketë dialog. Po ashtu Meta u doli në krah banorëve të Kukësit, ndërsa shtoi se ata kanë të drejtë të kërkojnë llogari.

Qeveria të jetë më e interesuar për dialog me opozitën. Taksa, e drejtë e komunitetit të ketë kërkesë llogarie. Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies së qeverisë. Shpresoj në një reflektim dhe në dialog për çështjen. Dialogu ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së vendit”, - tha Meta.

Ndërkohë kreu i shtetit nuk ka mbështetur idenë e mospagimit të taksave, duke shtuar se; ‘Shteti qëndron në këmbë falë tyre’. Kujtojmë se pas protestave të banorëve të Kukësit dhe jo vetëm, kryeministri u tërhoq nga vendimi për taksën 10 euro (vajtje-ardhje), ndërsa theksoi se rasti në fjalë do të rishikohet.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI