Flash

Rama paralajmëron bizneset: Nuk ka tolerancë për ata që derdhin ujërat e zeza në det

Lapsi.al 6 April 2018
Rama paralajmëron bizneset: Nuk ka tolerancë për ata që

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset në bregdet se duhet të marrin masa të mos derdhin ujërat e zeza në det.

“Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha duhet të marrin masa për tu pajisur me sisteme të depurimit, dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto, as për mjedisin, as për vizitorët dhe as për imazhin e vendit tonë. Sigurisht jemi të vetëdijshëm se këtë sezon nuk do arrijmë të bëjmë gjithçka, po të gjithë jeni të vetëdijshëm që kush gjendet në shkelje të këtij ligji nuk do të tolerohet”, - tha Rama.

Ai ishte në “Panairin Mesdhetar të Turizmit”, ku pjesëmarrës janë operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit të ri turistik.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI