Flash

Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Tetovë pas të shtënave me armë zjarri

Lapsi.al 6 April 2018
Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Tetovë

Një person është vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të enjtes në Reçicë të Tetovës.

Personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe S.R. gjithashtu nga Kumanova dhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe BDI-ja, duke u distancuar nga incidenti.

“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Të këshilluara

A ka mbështetje amerikane Arta Marku?

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka folur në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. ...

21:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI