Flash

Kapet adoleshenti në Lezhë, shpërndante drogë në afërsi të shkollave

Lapsi.al 6 April 2018
Kapet adoleshenti në Lezhë, shpërndante drogë në

Një adoleshent është kapur mat nga policia e Lezhës, pasi gjate kontrollit iu gjet një sasi droge, gati për t’u shpërndarë ne afërsi te shkollave. Policia e Lezhës bën me dije se ka arrestuar ne flagrance shtetasin E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave në kërkim e vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore. Dy persona në pranga për trafikim të narkotikëve.

Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga informacione të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë

Ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva , të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.

Gjithashtu , po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit Nr. 113 datë 04.04.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit :

– Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë

 

Të këshilluara

A ka mbështetje amerikane Arta Marku?

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka folur në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. ...

21:58

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI