Flash

Lu: Çfarë dimë ne amerikanët për kontratat e lobimit të PD dhe Rusisë

Lapsi.al 5 April 2018
Lu: Çfarë dimë ne amerikanët për kontratat e lobimit

Ambasadori amerikan Donald Lu jep detaje mbi çështjen e parave të lobimit të PD-së në SHBA dhe akuzat per lidhje me fonde ruse. I pyetur për këtë çështje në intervistën dhënë për emisionin “Opinion”, Lu tha se nuk ka informacion nëse në SHBA ka nje hetim per kete çështje.

“Ne, qeveria e SHBA dimë shumë për këtë çështje. Në SHBA, lobimi pranë qeverisë së SHBA është i ligjshëm, përfshi lobimin nga ente të huaja, fuqi të huaja, në këtë rast një parti politike.

Por për të lobuar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme, lobisti duhet të bëjë deklarime publike të kontratave, të financave dhe të aktiviteteve që ndërmerr, në këtë rast për PD. Pra, çdo gazetar, çdo qytetar mund të hyjë në faqen e Departamentit të Drejtësisë dhe të gjejë të gjitha këto hollësi, të gjitha kontratat, dhe shifrat.

Pra, dimë shumë dhe kemi ditur në fakt për 6 muaj se çfarë ndodh me këtë rast. Janë dy çështje këtu. Njëra çështje është nëse janë shkelur ligje në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri. Në SHBA mund ta dini se kemi ligje kundër të huajve që ofrojnë para për fushata politike.

Në Shqipëri, dimë që Lulzim Basha ka kërkuar nga prokuroria të hapin një hetim. Kanë hapur një hetim dhe janë në proces për t’i kërkuar SHBA, qeverisë së SHBA dhe prokurorëve të SHBA, për dokumente për këtë çështje.

Pra, ka një hetim të hapur në Shqipëri. Nuk mund të konfirmoj nëse ka një hetim të hapur në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, gjëja e dytë për të cilën dua të flas është çështja e Rusisë, sepse qeveria e SHBA dhe ambasada jonë janë shumë të shqetësuara për prova në rritje të ndërhyrjes ruse në zgjedhje kudo në Europë.

Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute tek lobisti në emër të Partisë Demokratike dhe Luli Bashës. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s” – tha Lu në intervistën e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

A ka mbështetje amerikane Arta Marku?

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka folur në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. ...

21:58

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI