Flash

Donald Lu dënon arrestimet e kuksianëve: Çfarë i thashë Ramës e Bashës

Lapsi.al 5 April 2018
Donald Lu dënon arrestimet e kuksianëve: Çfarë i

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, dënoi edhe protestuesit kuksianë për dhunën që ushtruan ndaj policisë dhe kabinave të koncensionarit në Rrugën e Kombit, por dënoi edhe policinë, për mënyrën si i arrestoi këto të dyshuar natën.

Ai u shpreh se ka kontaktuar edhe Edi Ramën edhe Lulzim Bashën, duke i kërkuar vetëpërmbajtje në këtë periudhë të tensionuar në vend.

“Në Shqipëri të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht përfshirë në Kukës. E kuptoj qytetaret ne Kukes janë të inatosur, por s’kanë të drejë të djegin kabinat, s’kanë të drejtë gjuajnë me gur policinë, policia nuk ka të drejtë te arrestojne naten.

I kam bërë thirrje kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbatje dhe kjo të zgjidhej përmes dialogut” - u shpreh Donald Lu në emisionin "Opinion".

Përsa i përket mosbindjes civile të lajmëruar nga opozita, ambasadori amerikan u shpreh se nëse qytetarët shqiptarë vendosin të shkelin ligjet do të duhet të presin edhe pasojat.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI