Flash

Mosbindja civile, opozita mblidhet sërish sot pasdite për të vendosur vijimin e protestave

Lapsi.al 5 April 2018
Mosbindja civile, opozita mblidhet sërish sot pasdite për të

Opozita e bashkuar do të mblidhet sot pasdite për të vendosur vijimin e aksionit të saj kundër qeverisë Rama. Mbledhja mësohet se do të zhvillohet në selinë e PD-së. Më herët gjatë paradites pati protestë me bllokimin e disa akseve kyçe të vendit. Rrugët e bllokuara ishin kryqëzimi i Milotit, që lidh Tiranën me Shkodrën, por dhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu, u bllokua kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që paralizon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës ku shkoi edhe kryetari i PD, Basha si dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan. Rinisja e aksionit opozitar vjen pas protestës së javës së kaluar në Rrugën e Kombit, ku u dogjën kabinat e koncensionarit që do të mblidhte tarifën për kalimin në këtë rrugë.

Të këshilluara

Donald Lu: Nuk ofrojmë financim për Sorosin

Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh So...

17:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI