Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

'Rama nuk komunikoi me banorët e Kukësit, po me rrogëtarët e tij në video-interpelancë' (Emrat)

Lapsi.al 5 April 2018
'Rama nuk komunikoi me banorët e Kukësit, po me

Pas fjalimit të tij në Kuvend, ku u tërhoq nga taksa e Rrugës së kombit, Rama doli në një video-interpelancë me banorët e Kukësit. Në bashkisë e Kukësit ishin mbledhur një grup qytetarësh të cilën kërkuan sqarime përmes video nga kryeministri.

Ndërkohë, sipas Partisë Demokratike këta qytetarë nuk ishin qytetarë të thjeshtë të Kukësit, por rrogëtarë të Kryeministrit. PD publikon edhe emrat e personave që janë shfaqur në video.

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.” – shkruan PD.

Emrat e publikuar nga Partia Demokratike:

Jaho Hoxha - Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina - Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu - Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça - Mësuese

Afrim Hoda - OSHEE

Ledian Halilaj - Zyra Punës

Skender Ahmeti - DAR

Clirim Spahiu - Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi - Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota - Drejtor i IKMT-së

 

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI