Flash

Detaje/ A lidhet shpërthimi i sotëm në Lazarat me vrasjen e ish-efektivit të RENEA-s?

Lapsi.al 5 April 2018
Detaje/ A lidhet shpërthimi i sotëm në Lazarat me vrasjen e

Shënjestër e sulmit me eksploziv gjatë natës në Lazarat, ishte banesa e Adem Selimit, babait të Klodian Selimit, një prej të dënuarve për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. (poshtë në foto)

Klodian Selimi është dënuar me 13 vite burg. Ai bënte pjesë tek grupi i zjarrit, i cili gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, shkaktoi vrasjen e Ibrahim Bashës, më 24 qershor të vitit 2015.

Shpërthimi ndodhi gjatë natës rreth orës 02:30. Deri tani ende nuk është saktësuar nëse bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje lidhur me këtë ngjarje, apo bëhet fjalë për një tjetër konflikt.

Kujtojmë se Klodian Selimi është një personat e grupit të zjarrit, që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes ku humbi jetën oficeri i RENEA-s. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga shpërthimi i djeshëm, u shkaktuan vetëm dëme materiale, pasi një kallëp tritoli u vendos në derën e oborrit.

©LAPSI.AL 

zarat

Të këshilluara

Donald Lu: Nuk ofrojmë financim për Sorosin

Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh So...

17:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI