Flash

Nënkryetarja e Kuvendit: Deputetët kanë frikë nga LGBTI por s'patën turp kur u ulën me kriminelë në sallë

Lapsi.al 6 April 2018
Nënkryetarja e Kuvendit: Deputetët kanë frikë nga LGBTI por

Nën/kryetarja e  Kuvendit, Vasilika Hysi, e cilësoi të patolerueshme sjelljen e një pakice deputetësh në raport me komunitetin e LGBTI.

Duke folur në një aktivitet të organizuar nga shoqëria civile, Hysi tha se ligjvënësit nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, ndërsa stepen kur flitet për LGBT se kanë frikë se humbasin elektoratin.

"Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të koprruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e  kësaj çështje. Sa herë që ka çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetësit e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacionin e duhur. Unë i kuptoj por nuk i mirëkuptoj. Në këtë kuadër mendojmë se pavarësisht se janë pakica në krahasim me shumicën e deputetëve në Kuved, Kuvendi i Shqipërisë ka shumë për të bërë. Shumica e kolegëve tanë nga mazhoramnca dhe opozita kanë një qasje tjetër për të drejtat e njeriut dhe parandalimin e diskriminimit." - tha Hysi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI