Flash

Washington Post jehonë ngjarjeve në Shqipëri: Opozita bllokon rrugët në protesta anti-qeveritare

Lapsi.al 5 April 2018
Washington Post jehonë ngjarjeve në Shqipëri: Opozita bllokon

Opozita ka bllokuar katër kryqëzime kryesore të Shqipërisë në një protestë anti-qeveritare duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe për rritjen e taksave e varfërisë.

Opozita e Partisë Demokratike bojkotoi seancën parlamentare të së enjtes për të nisur një fushatë të "mosbindjes civile" duke bllokuar rrugët kryesore të vendit dhe duke i bërë thirrje popullit të mos paguajnë taksat në rritje.

Qindra mbështetës të opozitës u mblodhën në katër kryqëzime në të gjithë vendin, duke bllokuar trafikun dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Policia tha se i konsideronte tubimet si të paligjshme pasi nuk mori asnjë kërkesë për t'i mbajtur ato.

Demokratët pësuan një humbje dërrmuese në votimin e vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 vende në parlamentin me 140 vende. Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat këtë vit./ The Washington Post

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI