Flash

Deri dje i quante vandalë, sot Rama 'tallet' me banorët e Kukësit në Facebook

Lapsi.al 5 April 2018
Deri dje i quante vandalë, sot Rama 'tallet' me banorët e

Rama i quajti vandalë protestuesit e Kukësit të cilët thyen dhe dogjën sportelet e koncesionarit në Rrugën e Kombit. Pas këtij reagimi të kryeministrit shumë komente negative u drejtuan kah tij. Por Rama duket se ka gjetur zgjidhjen për të rregulluar disi imazhin e tij. Ai sot ka publikuar një video ku tregon një qytetar nga Kukësit të cilit zyra e punës i gjen një punë në një kompani private.

Nga njëra anë kryeministri arreston dhe quan vandalë qytetarët që protestuan kundër taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa nga ana tjetër ai nxjerr video duke i gjetur një qytetari punë. Teknikë kjo që ngjan me propagandën e monizmit para viteve ’90, por thjeshtë me një teknologji më të zhvilluar; filmime me kamera të mira, kënda të kapura me kujdes, ngjyra të kuruara, gati-gati pamje kinematografike.

Kështu Rama me anë të ‘medias’ së tij në facebook, përpiqet tu tregojë njerëzve që çdo gjë shkon mirë dhe se qeveria e tij punëson njerëz, jo ato çka akuzohet. Kjo lëvizje Ramës duket jo vetëm si një tentativë për të rregulluar mazhin e tij, por një tallje e hapur me qytetarët, duke u thënë që me pak video dhe propagandë gjithçka rregullohet sipas dëshirës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI