Flash

Bllokimi i rrugëve nga opozita, mësohet se ku do të jetë Lulzim Basha sot

Lapsi.al 5 April 2018
Bllokimi i rrugëve nga opozita, mësohet se ku do të jetë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është nisur drejt Vorës, për t'u bashkuar me protestën e qytetarëve që do të bllokojnë sot disa nga akset kryesore të vendit. Ndërkohë nga ora 10:00 deri në orën 13:00 disa nga akset më kryesore të Shqipërisë, do të jenë të bllokuar nga opozita, e cila nisë mosbindjen civile.

Në shenjë proteste për vendosjen e taksës së rrugës së Kombit, opozita e bashkuar ka vendosur që të bllokojë 4 akset kryesore në vendin tonë. PD-ja dhe LSI, së bashku me qytetarë do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Po ashtu, opozita ka vendosur që pjesë e kësaj bllokade të jenë edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan. lidhur me protestën e PD-së, Policia e Shtetit doli në një deklaratë për mediat, e cila i bëri thirrja qytetarëve të mos marrin pjesë pasi do të përballen me ligjin.

Po ashtu, policia e Shtetit bëri me dije se protesta në fjalë është e paligjshme, pasi opozita nuk ka marrë leje, dhe për këtë, ajo do të marrë masa ligjore të ashpra ndaj organizatorëve, deri në arrestimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI