Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Demokratët e Britanisë: Taksa e rrugës së kombit, poshtërim. Rama të largohet!

Lapsi.al 4 April 2018
Demokratët e Britanisë: Taksa e rrugës së kombit,

Një deklaratë për zhvillimet e fundit në Shqipëri ka bërë edhe dega e Partisë Demokratike në Britani. Ajo thotë se po ndjek më shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në atdhe, pas protestës së banorëve të zonës së Kukësit, kundër tarifës së imponuar ndaj shqiptarëve në të dy anët e kufirit në Rrugen e Kombit.

“Vendimin i qeverisë shqiptare të “Rilindjes” të drejtuar nga z.Rama për tu imponuar shqiptarëve një taksë ndarëse, arbitrare dhe korruptive, shënon aktin final të një politike shpërbërëse dhe mospërfillëse të një qeverie të instaluar në Shqipëri nëpërmjet projektit më të dështuar që nga rënia e komunizmit, që gjithsesi nuk mund të ketë emrin “Rilindje” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e demokratëve shqiptarë në Britani.

“Qytetarët e Kukësit dhe gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë dhe kudo qe janë, nuk munde të rrinë indiferente ndaj nje poshtërimi të radhës, qe i behet ëndrrës shqiptare per nje komb me dy shtete, pa kufij, të bashkuar ne familjen evropiane” – thihet në deklaratën që dënon dhunën dhe represionin policor ndaj qytetarëve të Kukësit.

“Dhuna, represioni dhe shteti policor janë vetëm mjete në duart e qeverive kriminale për të nënshtruar popullin, por që nuk kanë funksionuar dhe nuk do të funksionojë, derisa populli i shtypur dhe i injoruar nga qeverisja kriminale oligarke e instaluar në Shqiperi të mos pajtohet dhe të shprehë mosbindjen ne mënyrë paqësore, rezistente dhe demokratike” – thotë deklarata.

Shqiptarët e PD-së në Britani thonë se qeveria duhet të largohet.

“Qeveria qe vjedh popullin, votën dhe dinjitetin e qytetarëve të vet, duhet të jape doreheqjen dhe në vend të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku perfaqesuesit të zgjidhen nga vota Demokratike të qytetarëve dhe jo nga vjedhja e mandateve nepermjet parave të krimit dhe droges, qe ka qene lajtmotiv i qeverisjes se “Rilindjes” mavi” – thotë deklarata.

“Çdo mosperfillje e kerkesave te drejta te qytetarëve vetem se e shton zemerimin e tyre dhe e dergon qeverine jashte konturave Demokratike, në dem të stabilitetit politik, dhe ekonomik të Shqipërisë. I bejme thirrje politikanëve të ndergjegjshem dhe mbeshtetesve të Partise Socialiste të Shqipërisë te distancohen nga nje grup “Rilindasish” qe ka ozurpuar partine e tyre dhe ti bashkohen shpirtit demokratik të qytetarëve te thjeshte të cilet qe nga Neser do te nisin mosbindjen e madhe ndaj injorimit të vullnetit të tyre demokratik, kunder krimit dhe oligarkeve dhe varferimit të tyre të tejskajshem” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e degës së PD-së në Britani e kryesuar nga Naim Hasani.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI