Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

“1 mijë euro, ose do t’i tregojmë gruas videon duke bërë seks”

Lapsi.al 4 April 2018
“1 mijë euro, ose do t’i tregojmë gruas videon duke

Kërcënonin dhe zhvatnin klientët e një prostitute duke i filmuar teksa bënin seks në një apartament të saj. Ngjarjen e publikojnë mediat italiane ndërsa në pranga janë vënë nga policia e Trevizos 2 shqiptarë dhe një kosovar. Sipas të njëjtave burime është arrestuar kosovari 30-vjeçar me iniciale A.C. dhe shqiptarët S.B., 33 vjeç dhe A.T., 22 vjeç.

Ata u tregonin “viktimave” të tyre foto nga momentet e raportit seksual duke i kërcënuar se do t’i bënin publike nëse nuk u jepnin të gjitha paratë që kishin me vete dhe kartën e kreditit. Besohet se kanë qenë të shumtë ata që kanë rënë viktimë e këtij shantazhi, por që nuk kanë pasur kurajë të denonconin.

Policia u vu në lëvizje pas rrëfimit të një të riu të cilit pasi e kishin grabitur, shqiptarët edhe e kishin dhunuar duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas arrestimit janë regjistruar edhe 2 dëshmi të tjera të gjithë burra të martuar me fëmijë. Historitë janë pak a shumë të ngjashme. Ata kontaktoheshin nga kosovari që u vinte në dispozicion prostitutën e cila vinte nga vendet e lindjes e cila qëndronte në një apartament pranë stacionit të trenit.

30-vjeçari e prezantonte vajzën si të fejuarën e tij, por pas seksit vinte shantazhi. Sapo ai shkonte të paguante ai u thoshte se ishte filmuar gjatë seksit.

“Të kemi filmuar teksa bëjë seks. Më jep çfarë ke në portofol, ose do të publikojmë videot e tua në rrjetet sociale ose do t’a dërgojmë gruas” - ishin pak a shumë fjalët e tij që mbështetej edhe nga 2 shqiptarët. Viktima detyrohej të paguante ndërsa i shoqëronte edhe te një bankomat për të tërhequr para të tjera.

Pas denoncimeve karabinierët ngritën një kurth. Ata përdorën një nga klientët i cili u kishte thënë shqiptarëve se do tu kepte edhe 1 mijë euro për t’i dhënë filmimet. Fillimisht u arrestua kosovari ndërsa më pas u identifikuan nga filmimet edhe 2 shqiptarët. Tashmë ata do të përballen me akuzat e kërcënimit, dhunimit dhe zhvatjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI