Flash

Rama: BE të heqë vizat për kosovarët. Kurti: Rama të heqë taksën e Rrugës së Kombit

Lapsi.al 4 April 2018
Rama: BE të heqë vizat për kosovarët. Kurti: Rama të

Duke folur në konferencën e Partisë Socialiste Europiane të Zhvilluar sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Brukselit të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Europian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Europiane ndan të njëjtin qëndrim”,- deklaroi Rama.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe Fatmir Limaj e Albin Kurti nga Kosova. Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për taksën në Rrugën e Kombit. Ai tha për mediat se ia kishte shprehur shqetësimin edhe Edi Ramës për ta hequr atë taksë.

 “Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, tha Kurti.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI