Flash

Gjykatësja që la në burg kuksianët, gruaja e një drejtuesi në Policinë e Shtetit (FOTO)

Lapsi.al 4 April 2018
Gjykatësja që la në burg kuksianët, gruaja e një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se gjykatësja Alma Ahmeti që dha sot vendimin për kuksianët e arrestuar gjatë pas protestës në Rrugën e Kombit, është në konflikt interesi dhe se ajo duhet të dorëhiqej. Sipas Manjanit, kjo gjyqtare është bashkëshortja e Erion Ahmetit, një prej drejtuesve në Policinë e Shtetit.

"Lexojeni vetë pikën ë të paragrafit 1. Është neni 17 i Kodit të Procedurës Penale. Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj. Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit! Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten... Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje! Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar! E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lirë...”, shkruan Manjani në Facebook teksa bën publike nenin 17 të Kodit të Procedurës Penale.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI