Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Mediat turke pro Erdoganit fillojnë sulmin kundër Ramush Haredinajt: është pijanec, nuk beson në zot

Lapsi.al 4 April 2018
Mediat turke pro Erdoganit fillojnë sulmin kundër Ramush Haredinajt:

Pas përplasjes që ka filluar ndërmjet Presidentit të Turqisë dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të arrestimit dhe deportimit të paligjshëm të 6 gylenistëve nga shërbimi sekret turk në Kosovë, i cili u ndihmua edhe nga sherbimi sekret kosovar AKI-ja, mediat pro Erdogan kanë filluar t’i bëjnë portrete negative Haradinajt

Gazeta Yeni Akit  në këtë shkrim vëren rrolin e Haradinajt, i cili ishte më i zëshmi kundër rrëmbimit të 6 gylenistëve.

Aty theksohet se Haradinaj, para se të vinte në Kosovë nga Perëndimi, ka qenë roje në diskotekë dhe më pas, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, u bë njëri nga komandantët kryesor të UÇK-së. Ai, shkruan gazeta, është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës.

Po ashtu, Yeni Akit, shkruan se Haradinaj s’ka mundur asnjëherë të fitojë më shumë se 10 përqind në zgjedhje edhe pse në vitin 2004 ia doli të bëhet kryeministër. Sidoqoftë entuziazmi kishte zgjatur vetëm 4 muaj. Por, ai, shkruan Yeni Akit, që nga shtatori i vitit 2017 është bërë edhe një herë kryeministër. “Këtë herë si duket e ka kapluar çmenduria”, shkruan gazeta.

Ai, vazhdon shkrimi, edhe në Parlamentin e Kosovës quhet pijanec sepse pi alkool dhe njihet si kryeministër i skandaleve. Ndërkohë që përmenden edhe pushimet e Haradinajt në Zvicër, ku thuhet se ka shpenzuar 68 mijë euro, derisa kosovarët po jetojnë në varfëri. “Kush paguan nuk dihet”, shkruan kjo gazetë.

“Kur është pyetur se nga i erdhi shtëpia e tij, ai tha se shokët e luftës ma ndërtuan atë. Por, ai ka edhe një shtëpi tjetër që ia ka lëshuar me qira një klinike turke, për 6 mijë euro. Familja Haradinaj trajtohet në spitale private derisa kosovarët tjerë nuk po mund të gjejnë shërim në spitalet shtetërore”, shkruan gazeta.

Më pas gazeta pro Erdogan, i kushton vëmendje edhe deklaratave të Haradinajt rreth religjionit.

“Unë kam lindur mysliman, por nuk e di pse jam mysliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami në jetën time“, citon Yeni Akit Haradinajn.

Po ashtu, aty përmendet edhe refuzimi i tij ndaj Erdoganit, duke thënë se nuk e ka vëlla liderin turk.

Kjo gazetë shkruan se në ditët në vijim do të merret edhe me Thaçin e Veselin dhe ish-ministrin Hoxhaj.

Por, aty theksohet se kosovarët e duan Erdoganin për shkak të deklaratave të tij se Kosova është Turqi e Turqia Kosovë, të cilat Erdogan i kishte bërë në Prizren në vitin 2013.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI