Flash

Tensioni, fytyra e gjyqtares Alma Ahmeti flet qartë

Lapsi.al 4 April 2018
Tensioni, fytyra e gjyqtares Alma Ahmeti flet qartë

Sot në Gykatën e Tiranës u komunikua masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit. Vendimi u dha nga gjyqtarja e Kukësit, Alma Ahmeti. Situata e tensionuar jashtë dhe brenda sallës së gjyqit, reflektohej edhe në fytyrën e gjyqtarës teksa ajo po lexonte vendimin. Ajo lexoi me shpejtësi vendimin, pa e ngritur kokën dhe u largua. Më shumë tensioni shihej në momentin kur ajo lexonte masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Vendimi për masën e sigurisë u dha në Gjykatën e Tiranës për shkak të kapaciteteve të vogla që kishte Gjykata e Kukësit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI