Flash

“Turp, turp, palaço”, deputetët shpërthejnë kundër gjykatëses që la në burg protestuesit

Lapsi.al 4 April 2018
“Turp, turp, palaço”, deputetët shpërthejnë

Vendimi i gjykatës që la në burg 11 kuksianët që morën pjesë në protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit ka irrituar edhe deputetët e Partisë Demokratike që ndoqën në sallë vendimin për protestuesit.

Në fund të seancës janë dëgjuar deputetët e Partisë Demokratike që i janë drejtuar me shprehjen “turp, turp, turp” gjyqtares që dha vendimin.

10 prej protestuesve janë lënë me detyrim paraqitje, dy në arrest shtëpie, njëri në arrest me burg 20 ditë dhe 10 të tjerët në arrest me burg.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Kukësit, por seanca është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për arsye sigurie.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI