Flash

Aksionin për mosbindje civile/ Opozita bllokon sot katër akse kryesore në shenjë protesta

Lapsi.al 5 April 2018
Aksionin për mosbindje civile/ Opozita bllokon sot katër akse kryesore

Opozita do të nisë nga sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile ndaj qeverisë. Për rreth tri orë, akset kryesore të vendit do të jenë të bllokuara, pasi qytetarët dhe deputetët e opozitës do të jenë duke protestuar ndaj qeverisë dhe rritjes së vazhdueshme të taksave.

Një vendim të tillë, opozita e bashkuar e mori menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për të lënë në burg 11 prej të ndaluarve në protestën e Rrugës së Kombit. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, thirri në një mbledhje urgjente opozitën e bashkuar ku edhe u përcaktua strategjia që do të ndiqet në protestat e ditës së sotme.

Kështu nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të bllokohet kryqëzimi i Milotit që lidh Tiranën me Shkodrën dhe njëkohësisht edhe Rrugën e Kombit me kryeqytetin. Në të njëjtin orar do të jetë i pakalueshëm për mjetet edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që do të paralizojë lëvizjen në Jug të vendit.

I bllokuar do të jetë edhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan dhe kryqëzimi i Vorës në Tiranë. Në çdo protestë do të ketë përfaqësues të opozitës, ndërkohë që pritet që kreu i PD-së, Lulzim Basha, të jetë në protestën që do të organizohet në Vorë. Protestat e opozitës janë parashikuar në një orar që normalisht do të duhet të zhvillohet seancë plenare në Parlament.

Ndërkohë, në lidhje me të, ka reaguar edhe Policia e Shtetit mbrëmë vonë. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestë, pasi opozita nuk ka marrë leje për zhvillimin e saj. Në këtë mënyrë, sipas Policisë, protesta nuk do të lejohet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI