Flash

'Më merr të keqen, të gjithë do japin llogari', revoltohet Rama kur flet për 21 janarin dhe Gërdecin

Lapsi.al 5 April 2018
'Më merr të keqen, të gjithë do japin llogari',

Në fjalën e tij të gjatë në Kuvend, Rama ka përmendur ndër te tjera edhe ’21 janarin’, ‘Gërdecin’ dhe reformën në drejtësi. Rama i është përgjigjur atyre që thonë se ka harruar drejtësinë për ‘Gërdecin’ dhe ‘21 janarin’ duke thënë se i marrin të keqen, pasi drejtësia do ndëshkojë ata që sipas tij i kanë ngulur thikën pas shpine këtij vendi.

“Është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Nuk ka qeveria asnjë të drejtë kushtetuese që të bëjë drejtësi. Kujt më thotë që ju e harruat atë që thatë që do shkojnë përpara drejtësisë që bënë 21 Janarin e Gërdecin i them: më merr te keqen, sepse jo vetëm që nuk e kemi harruar por kemi ndërmarrë reformën më të fortë që do vendosë në shina një sistem drejtësie që do marrë përpara ata që i ngulin çdo ditë thikë pas shpine këtij vendi. Nëse ka diçka që është e kuptueshme është padurimi i çdo shqiptari që nuk jeton si unë dhe si ju që nuk e kemi problemin se çfarë do hanë fëmijët tanë nesër dhe që kërkon drejtësi. Sistemi që kemi zgjedhur e përjashton mundësinë e drejtësisë së vendosur nga padurimi dhe është mundësia për të bërë drejtësi duke ngritur një sistem drejtësie të pastër. Atyre që më thonë se Vettingu është loja se këta ikin vetë, i them: e keni gabim. Të gjithë do japin llogari” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI