Flash

Shikoni si Erdogan kërcënoi Haradinajn: Do japësh llogari! (VIDEO me titra shqip)

Lapsi.al 31 March 2018
Shikoni si Erdogan kërcënoi Haradinajn: Do japësh llogari! (VIDEO

Presidenti turk Erdogan ka reaguar ndaj kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI në Kosovë.

Teksa fliste në një mbledhje, ai e quan Haradinajn përgjegjës për shkarkimin e tyre, dhe i bën thirrje kosovarëve ti kërkojnë llogari.

“Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, është shprehur Erdogan në një takim të partisë së tij.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, - vijoi më tej kreu i shtetit turk.

Të këshilluara

Fatmir Xhafaj shkon urgjent në zyrën e Ramës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është parë të hyjë në godinën e Kryeministrisë gjatë pasdites së të shtunës. Situata e krijuar pas përshkallëzimit të protest...

17:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI