Flash

Protesta në Rrugën e Kombit, Arta Marku: Ndëshkim për këdo që shkeli ligjin

Lapsi.al 31 March 2018
Protesta në Rrugën e Kombit, Arta Marku: Ndëshkim për

Për ngjarten në Rrugën e Kombit, reagoi me anë të një deklarate edhe Prokuroria e Përgjithshme. Kryeprokurorja Arta Marku thotë se po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën pranë Tunelit të Kalimashit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.

“Kryeprokurorja znj.Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mesazhet që vijnë nga Kukësi

Nga Astrit Patozi Ajo që ndodhi sot në Kukës, me protestën ndaj tarifës për “Rrugën e Kombit”, është në radhë të parë një mesazh i qartë për “timonierin” e v...

16:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI