Flash

Mesazhet që vijnë nga Kukësi

Lapsi.al 31 March 2018
Mesazhet që vijnë nga Kukësi

Nga Astrit Patozi

Ajo që ndodhi sot në Kukës, me protestën ndaj tarifës për “Rrugën e Kombit”, është në radhë të parë një mesazh i qartë për “timonierin” e vetëkënaqur, që ka rrëmbyer e po shqyen i vetëm “tepsinë” e Shqipërisë.

Që do të thotë se Edi Ramës nuk i mjafton fakti, që ka në prehër bashkautorin e marrëveshjes së 18 majit, për të keqqeverisur i qetë dhe për të poshtëruar edhe më shumë shqiptarët.

Sepse teprimi me zullumin do ta ketë gjithmonë një përgjigje popullore, qoftë edhe spontane, siç ishte ajo e Kukësit sot.

Por po ashtu, ky leksion vlen edhe për udhëheqësit e opozitës zyrtare, të cilët nuk kanë asnjë meritë në reagimin e popullit të revoltuar atje, për të mos thënë më shumë se kaq.

Ata, as nuk mund të fshihen dhe as nuk mund të përfitojnë politikisht nga një protestë qytetare, e cila jo vetëm nuk u organizua prej tyre, por nuk pati asnjë çast qoftë edhe mbështetje morale nga Tirana, për aq kohë që u zhvillua.

Ky është rasti tipik kur opozita, për shkak të kapjes apo paaftësisë së saj, është në të gjitha rastet disa hapa prapa popullit të vet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI