Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Dhoma Amerikane e Tregtisë 'paralajmëron' Ramën: Këto taksa largojnë investitorët

Lapsi.al 29 March 2018
Dhoma Amerikane e Tregtisë 'paralajmëron' Ramën:

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford deklaroi se shqetësimi i kësaj dhome është niveli i taksave në Shqipëri.

Sipas Crawford, niveli i taksave në rajon dhe mundësia për investime është më e favorshme se në Shqipëri.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë u shpreh se nëse niveli i taksave nuk është stabël, investitorët largohen pasi mbeten të pakënaqur.

“Ne kemi publikuar indeksin e Dhomës Amerikanë të Tregtisë dhe shqetësim mbetet niveli i taksës. Për ne të huajt është më e thjeshtë sepse ne nuk votojmë dhe nëse nuk jemi të kënaqur ne ikim. Ne po ndjekim me kujdes situatën dhe jemi duke krahasuar nivelin e taksave me rajonin. Unë kam pasur takim me përfaqësues në Shkup dhe ata janë më të stabilizuar në krahasim me Shqipërinë sa i përket nivelit të taksave. Nuk po krahasohemi me shtete të tjera si Norvegjia, etj.

Unë kam dëgjuar se nëse taksat janë stabël ne mund t’i përballojmë dhe nëse ka ndryshime edhe investitorët kanë probleme. Çdo muaj që ka një ndryshim dhe shtim taksash nuk është mirë. Taksat nuk duhet të ndryshojnë shpesh, por duhet të jenë stabël”- u shpreh kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në emisionin "Studio e Hapur".

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI