Flash

Arrestimi i njerëzve të Gylen në Kosovë, Thaçi 'lan duart': Nuk kam kam pasur dijeni

Lapsi.al 29 March 2018
Arrestimi i njerëzve të Gylen në Kosovë, Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas debateve që shkaktoi në media arrestimi dhe dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, për shkak se ata dyshohet si të lidhur me armikun e Erdogan, klerikun Fetullah Gylen. Thaçi thotë se nuk kishte dijeni për ngjarjen, ndonëse kjo zor që të besohet pasi arrestimi i turqve është bërë padyshim me bekimin e tij. Më poshtë qëndrimi i plotë i Thaçit.

"Kosova është shtet demokratik i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta demokratike të cilat mbi gjithçka tjetër, respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit apo bindjeve politike apo ideologjike. Ky parim, i mëshiruar në Kushtetutën dhe ligjet tona, mbetet i patjetërsueshëm nga askush dhe është detyra e institucioneve tona shtetërore që ta zbatojnë në praktikë. Sot jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë. Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi. Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese, të cilat mbi gjithçka tjetër, i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë. Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo edhe deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër", përfundon deklarata e Thaçit.

Të këshilluara

Tenton vetëvrasjen një vajzë në Fier

Një 17-vjeçare u plagos me armë zjarri në banesën e saj në Fier dhe tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia njofton se 17-vjeçarj...

17:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI