Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Skandali me naftën 'virgin', dënohet me 10 vjet burg Adrian Xhillari

Lapsi.al 29 March 2018
Skandali me naftën 'virgin', dënohet me 10 vjet burg Adrian

Skandali me tregtinë e naftës “virgin” si benzinë përfundon me dënimin vetëm të administratorit të kompansië “Tea Konstruksion e Petrol”, Adrian Xhillari. Gjykata e Tiranës vendosi të enjten dënimin e Xhillarit me 15 vite burg, nga të cilat do të vuajë vetëm 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa dy ish-zyrtarët e lartë të Doganave, Lula Njebza dhe ish-drejtori i Degës Doganore të Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, morën pafajësi.

Ardian Xhillari u shpall fajtor për fshehje të ardhurash, mospagim taskash në vlerën e mbi 240 milionë lekëve dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në vendim, gjyqtarja Adriana Bera ka caktuar një dënim me mbyllje të aktivitetit si person juridik edhe të kompanisë “Tea kontruksion and Petrol”.

Nga gjykimi i kësaj çështjeje, rezultoi se Ardian Xhillari ka futur në tregun vendas naftë “virgin” që është e ndaluar të tregtohet, pasi është e papërpunuar. Këtë mashtrim, sipas prokurorisë, ai e ka realizuar me ndihmën e dy ish-zyrtarëve të lartë të Doganave, Lula Njebza dhe Mirëarbër Teneqexhiu, të cilët kanë kaluar dhe lejuar praktika fiktive të lëvizjes së naftës, nga depozitat në Mëzez, në uzinën e përpunimit në Ballsh, kur në të vërtetë lënda djegëse nuk ka lëvizur fare.

Por, gjykata nuk e pranoi këtë version të organit të akuzës, duke i deklaruar të pafajshëm dy ish-zyrtarët e lartë të doganave.

Aktualisht, Ardian Xhillari mbahet i arrestuar në Gjermani, në pritje të procedurave të esktradimit drejt Shqipërisë, ndërsa dy ish-zyrtarët Njebza dhe Teneqexhiu janë hetuar dhe gjykuar në masat e sigurisë arrest me burg dhe pas këtij vendimi pritet të kërkojnë edhe dëmshpërblim për burgim të padrejtë./Top Channel/

Të këshilluara

Tenton vetëvrasjen një vajzë në Fier

Një 17-vjeçare u plagos me armë zjarri në banesën e saj në Fier dhe tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia njofton se 17-vjeçarj...

17:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI