Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Presidenti serb: I dhashë ultimatum Kosovës për Gjuriç, ata u tërhoqën menjëherë 

Lapsi.al 29 March 2018
Presidenti serb: I dhashë ultimatum Kosovës për Gjuriç,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se u kishte thënë autoriteteve në Prishtinë që kanë afat deri në orën 19:30 për ta liruar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriç. Vuçiç u shpreh se pas paralajëmrimit, Kosova e liroi Gjuric 10 minuta para orarit të përcaktuar.

Sipas mediave serbe, i pyetur për garancitë që Forcat Speciale nuk do të hyjë më në veri, Vuçiç ka thënë: “Ne nuk kemi më asnjë garanci, përveç vetes sonë”. 

Presidenti serb theksoi se objektivi politik i shqiptarëve të Kosovës është për të marrë veriun, siç ka thënë “për tua marrë serbëve ‘kartën e fundit’ nga duart për çfarëdo kompromisi për Kosovën”. 

Shefi i të ashtëquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u arrestua dy ditë më parë në Mitrovicën e veriut, pasi kishte kaluar kufirin pa lejen e autoriteteve kosovare. Forcat Speciale kosovare u futën në takimin që serbët e veriut të Kosovës po mbanin me Gjuriç dhe e arrestuan këtë të fundit, për t'a transportuar më pas në Prishtinë. Aty, Gjuriç u mor në pyetje për disa minuta dhe më pas u dërgua në Serbi. Të nesërmen, Gjuriç iu tha gazetarëve se ishte keqtrajtuar nga policët kosovarë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI