Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Reagon deputeti i PS i akuzuar për vjedhjen e pronave: Shpifje të ulta politike, pasurinë e kam me mund

Lapsi.al 29 March 2018
Reagon deputeti i PS i akuzuar për vjedhjen e pronave: Shpifje të ulta

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni i cili është akuzuar nga opozita si një person që ka vjedhur prona në bregdet, ka reaguar sot nga Foltorja e Kuvendit. Deputeti i PS-së deklaroi se këto janë akuza dhe shpifje dhe të inskenuara nga opozita. Ky është një llum, që e bën opozita dhe në bashkëpunim me kazanin.

Hyseni është shprehur se makineria e baltës vetë ka shpifur, ndërsa ai tha se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se paratë e tij nuk kanë prejardhje të paligjshme, pasi janë vënë me punë dhe me mund.

“Siç jeni në dijeni prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Makineria e baltës. Me moton shpif shpif se diçka do të dalë, kanë vazhduar me shpifjen e tyre. Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme, por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam vrapuar fort, kamë punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria. Rrjedh nga një familje intelektualë, të drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin, me këtë frymë më kanë kultivuar. Prindërit që janë shqetësuara, opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrumentalizuar një zonjë që nuk e njoh, jam vënë në lëvizje për të grumbulluar info për këtë çështje.” - është shprehur deputeti i PS-së, Hyseni.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI