Flash

Zjarri në Rusi, rritet bilanci i të vdekurve, 53 viktima dhe 16 persona të zhdukur

Lapsi.al 26 March 2018
Zjarri në Rusi, rritet bilanci i të vdekurve, 53 viktima dhe 16

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën nga zjarri që ra në një qendër tregtare në qytetin siberian të Kemerovës në Rusi. Midis viktimave janë 11 fëmijë. Deri tani raportohet se 16 persona janë zhdukur, ku mes tyre ka edhe fëmijë, por shanset por shanset për ti gjetur gjallë janë të pakta.

Ndërsa rreth 43 persona tjerë janë dërguar në spital për mjekim. Zjarri shpërtheu në një hapësirë të madhe të qendrës tregtare katër katëshe që shërbente si kënd lojërash edhe për fëmijët.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin 120 persona, tha ekipi i emergjencave rajonale. Ndërsa zjarri mendohet se ka përfshhirë një sipërfaqe rreth 1600 metra katëror. Shkaku i zjarrit ende nuk bëhet i ditur, por autoritetet kanë nisur një hetim.

Kemerovo, një zonë kryesore e prodhimit të qymyrit, ndodhet rreth 3,600 km në lindje të Moskës. Kancelari austriak Sebastian Kurz  dhe ministri i jashtëm letonez Edgars Rinkēvičs kanë ngushëlluar  familjarët dhe të  afërmit e viktimave.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Burrel

Një shpërthim i fuqishëm raportohet nga qyteti i Burrelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 të së dielës në lagjen “8 korriku” të këtij qyteti. Nga shp...

22:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI