Flash

Tragjedi në Rusi, zjarr në një qendër tregtare, 37 viktima

Lapsi.al 26 March 2018
Tragjedi në Rusi, zjarr në një qendër tregtare, 37 viktima

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një qendër tregtare të qytetit siberian, Kemerovo, orët e vona të së dielës.

Afro 70 persona rezultojnë të zhdukur, 40 prej të cilëve dyshohet të jenë fëmijë. Ndërsa të plagosurit janë rreth 43.

Agjencitë e lajmeve njoftuan gjithashtu se mbi 100 persona ishin evakuuar nga qendra tregtare, aty ku gjenden kinema, restorante e dyqane të shumta.

Ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e zjarrit. Pamjet televizive treguan disa njerëz që hidheshin nga dritaret e qendrës tregtare, e cila ishte pushtuar nga tymi.

Kemerovo ndodhet në një rajon që njihet për prodhimin e qymyrgurit, rreth 3.600 km në lindje të Moskës.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Burrel

Një shpërthim i fuqishëm raportohet nga qyteti i Burrelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 të së dielës në lagjen “8 korriku” të këtij qyteti. Nga shp...

22:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI